×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesrin Lushta mbetet kryetare e Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 9:40

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka mbajtur sot mbledhjen e 28 me radhë, ku ka marrë vendim që t’i vazhdohet mandati i kryetares së Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit, gjykatëses Nesrin Lushta.


    Propozimin e ka bërë Florian Dushi, zëvendësministër i Drejtësisë, i cili ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë pro, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Dushit, Lushta ka udhëhequr me përgjegjësi të plotë këtë komision për 4 vite dhe ka marrë pjesë në shumë takime e trajnime lidhur me këtë çështje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!