×
  • Lajme
  • Lajme / Liberalizimi

    Nga 1 janari, rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 12:05

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bëri me dije se që nga fillimi i vitit  në total janë diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta.

    Kështu tha ministri gjatë përurimit të objektit të ri të Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve që funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

    “Prej datës 15, dinamika e punës do të jetë shumë e shtuar edhe falë kushteve në të cilat stafi ynë do të punojë. Deri tash, pra që nga data 1 ne kemi diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta. Shumicën prej tyre i kemi furnizuar dhe po punojmë që mos të ketë pritje”, tha Sveçla.

    Pjesëmarrës tjerë në inaugurim ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!