×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 25 tetori duhet termin online për vula apostile

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 15:54

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njoftoi se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin online.

    Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/

    Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.

    MPJD njoftoi se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju.

    Tutje, MPJD bëri të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!