Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 32 persona, ku 23 prej tyre janë vetëm nga Komuna e Pejës.
Shtimi i numrit të sotshëm ka bërë që numri i të prekurve në total të shkojë në 763.
Theksojmë që gjatë ditës së djeshme Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine dhe se personat që kanë rezultuar pozitiv nga ky qytet janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-s.