×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga kjo datë lojërat e fatit janë ilegale

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 16:42

    Më 10 maj hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë opinionin dhe subjektet ekonomike, se me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 06/L-155, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fati në Republikën e Kosovës, ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.


    “Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të Administratës Tatimore të Kosovës.

    ATK më tej thotë se “i inkurajon të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetaret, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit”.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me 22 mars, me 74 vota për të deputetëve miratoi projekt rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit.

    Kurse katër ditë më vonë me 26 mars Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Kuvendit të Kosovës rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!