×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se nuk kanë ardhur 40 fluturake nga SHBA-ja, por katër

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 8:56

    Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë katër të tilla.

    “Sot u befasuam me informacionin që është shpërndarë në disa prej mediave tona, pavarësisht është informacion jo i saktë, në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së katër dronë të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi për Klan Kosovën.

    Tutje, Isufi theksoi se ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kanë kontraktuar me Shtetet e Bashkuara.

    “Jo nuk janë shumë, ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kemi kontraktuar me Shtetet të Bashkuara sipas programit shtetëror të shitjeve ushtarake të jashtme që është program i Departamentit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, që lehtëson shitjen e armëve, pajisjeve të mbrojtjeje, edhe ne si qeveri e Republikës e Kosovës jemi partner blerës i produkteve që prodhon industria e mbrojtjes”, shtoi Isufi.

    “Sistemi i avionëve pa pilotë, “Puma” është një sistem i avionëve pa pilot, bën mbikëqyrjen e zbulimit. Janë funksionale edhe në kushtet dite dhe nate”.

    Isufi shtoi se ky është kapaciteti i parë që kanë kontraktuar, krahas shumë projekteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!