×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Nga një muaj paraburgim për dy persona, dyshohen për marrje ryshfeti

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 18:58

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar  se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet A.B. dhe E.L.

    Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në trajtimin e të gjitha rasteve që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin.

    “Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i yni. Çdo rast do të trajtohet me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur,” thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!