×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e emisarit amerikan në Kosovë

    Nga Osmani, Kasanof shkon në qeveri për takim me Kurtin

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 17:15

    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Alexander Kasanof pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Gazeta Online Reporteri.net mëson se nga takimi me të parën e shtetit, Vjosa Osmani, emisari amerikan është nisur drejt Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me Kurtin.

    Në këto takime, Kasanof po shoqërohet nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Kasanof gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Beograd, ndërsa ka përmendur se do të vizitojë edhe Prishtinën, gjë për të cilën Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar ekskluzivisht të hënën e 7 tetorit. Një vizitë ai do të zhvillojë edhe në Sarajevë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!