×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Qeveria Kurti thonë se kanë siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 13:38

    Zëvendëskryeministrja në Qeverinë Kurti 2, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.


    “Jemi në pritje të takimit të kryesisë (së kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi për Radion Evropa e Lirë, transmeton Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, merr vesh REL.

    Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!