×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Nga sherri për 100 euro te sulmi ndaj Policisë: 23-vjeçarja sulmon një vajzë tjetër, eskalon e motra

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 23:14

    Një përleshje mes vajzave ka ndodhur sot në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, e cila ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe përfshirjen e Prokurorisë.

    Ngjarja filloi kur një 23-vjeçare dyshohet se sulmoi fizikisht një 21-vjeçare, në prani të Policisë, shkruan gazeta online Reporteri.net. E para e akuzonte të dytën për vjedhje të 100 eurove nga kuleta e saj.

    Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 23-vjeçarja të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin të vazhdojnë.

    Situata eskaloi më tej kur një tjetër vajzë, po ashtu 21-vjeçare – motra e të dyshuarës – dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë. Ajo  sipas këtyre burimeve se i ka kapur për uniformë  policëtdhe ka tentuar t’u ndërhyjë në detyrë duke u përpjekur t’u heqë nga duart motrën e saj.

    Prokurori i rastit ka udhëzuar Policinë që të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar incidentin dhe, nëse konfirmohet sulmi ndaj zyrtarëve, të iniciohet rasti për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

    Rasti aktualisht mbetet i hapur dhe nën hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!