Që nga sot, testimi masiv i qytetarëve po fillon në Slloveni në mënyrë që autoritetet shëndetësore të kenë një pamje realiste të përhapjes së koronavirusit të ri tek qytetarët.
Është planifikuar të testohen gjithsej 3,000 qytetarë në mënyrë të rastësishme në ditët në vijim, pra nga dhjetë të tillë për 300 komunat e vendit.
Duhet theksuar se numri i banorëve në Slloveni rreth 2 milionë, përafërsisht sa ai i Kosovës.
Lista e testeve u përpilua nga Zyra e Statistikave Shtetërore dhe do të përfshijë njerëz të shëndetshëm, pavarësisht nga gjinia apo mosha.
Qëllimi i një eksperimenti të tillë mjekësor është të merret një pamje më realiste e përhapjes së virusit, i cili do të ndihmojë qeverinë të marrë vendime në lidhje me dinamikën e heqjes së kufizimeve të vendosura pas shfaqjes së epidemisë së coronavirusit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.