Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Rahovecit ku një fëmijë 3-vjeçar ka vdekur.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë për Reporteri.net se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Graishta për Reporteri.net.
Ai shtoi se rasti është kualifikuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Reporteri.net/.