×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë: Mësimdhënësi në Prizren ngacmon seksualisht nxënësen

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:13

    Një mësimdhënës në Prizren dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të gjimnazit.


    Mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ngacmuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe përmes rrjeteve sociale nxënësen është ndaluar për 48 orë nga policia.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë së Prizrenit.

    “Nga muaji shtator deri më 29 tetor, e ka ngacmuar seksualisht viktimën gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë, si dhe në rrjetet sociale”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Reporteri.net mëson nga burimet se mësimdhënësi është rreth 60 vjeçar.

    Do t’iu mbajmë të informuar gjatë ditës për rastin në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!