×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Suharekë: Po ngiste traktorin, nga pakujdesia lëndon tre fëmijë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 8:41
    Ilustrim

    Në fshtin Semetisht të Suharekës të shtunën ka ndodhur një ngjarje e rëndë.


    Një person derisa po e ngiste një traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, lëndon tre fëmijë të cilët ishin duke luajtur në obrrin e shkollës.

    Fëmijët kanë pësuar lëndime trupore. Mirëpo sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

    “Fsh. Semetisht, Suharekë 19.09.2020 – 18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!