×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e ditës së sotme

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 7:01

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ iu sjellë të gjitha ngjarjet e datës 30 prill.


    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres. (Prekaz, ora 9:00)

    – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. (Marinë, ora 9:30)

    – Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me përgatitjet për seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

    – Mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 10:00)

    – Infermierët protestojnë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 10:00)

    – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc të Drenasit. (Vërboc, ora 10:00)

    – Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Dimitrije Raciceviq për vepren penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1 të KPRK-së degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

    – Mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 11:00)

    – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

    – Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, mban konferencë për medie ku do të prezantojë të dhëna për sigurinë dhe shëndetin në punë. (Zyret e Institutit, rruga B, ora 13:00)

    – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Jazz, Komuna e Prishtinës dhe Kino Armata organizojnë një koncert me shumë shpirt për muzikën që nuk kufizohet e ka aftësi të depërtojë në skutat më të thella të shpirtit. (Kino Armata, ora 19:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!