×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 7:30

    Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

    09:30
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpret me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

    09:35
Kryeministri Kurti pret në takim dypalësh kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Mediet mund të marrin në fillim. (Ndërtesa e Qeverisë)

    10:00 – 19:45
    Hapja solemne e manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” .

    Agjenda:
    10:00 – Homazhe në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan

    11:00 – Vizitë në Kazermës e FSK-së në Gjilan

    14:00 – Vizitë e kryeministrit Albin Kurti në shtëpinë e Rexhep Malajt

    19:00 – Ndezja e Flakadanëve (Teatri i Qytetit, Gjilan)

    19:45 – Hapja e ekspozitës me fotografi dhe video “Flaka nder vite” (Teatri i Qytetit, Gjilan)

    10:30
    Konferencë e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar. (Press Qendra në Ndërtesën e Qeverisë)

    11:00
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Mediet mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

    13:00 – 14:00
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojë Kamenicën.

    Agjenda:

    13:00 – Vizitë te palestra e re në Koretin, investim prej 330 mijë eurosh nga MAShTI

    13:15 – Vizitë te çerdhja e re në Koretin, investim prej 741 mijë eurosh nga MAShTI

    13:30 – Vizitë në shkollën ShFMU “Abdullah Krashnica-Presheva”; vizitë në kabinetin e teknologjisë për të parë nga afër punën dhe prezantimin e punimeve të nxënësve

    14:00 – Promovimi i librit “strip comic” të titulluar “Air Guardian” nga autorët Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri

    18:00
    Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës së Janarit”, mbahet akademi për Rexhep Malën e Nuhi Berishën. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!