×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 7:38

    Ngjarjet e datës 03 Maj 2024:

    Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 10:30)

    Komisioni për Arsim mban dëgjim publik mbi Projektligjin pёr Rini. (Kuvendi Komunal Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, mbajnë diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë, ora 11:00)

    Promovohet libri shkencor “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë”, i profesorit universitar Sejdi Gashi, organizuar nga Komuna e Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal Istog, ora 13:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!