×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 7:19

    Ngjarjet e datës 4 korrik:

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës mban takim me ekspertët e angazhuar në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

    Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Prishtinë, mban konferencë për media. (Konferenca mbahet para objektit të vjetër të Komunës, në rrugën UÇK, ora 10:00)

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

    “Shtatëmbëdhjetë” mban konferencë për media. (Galeria 17, ora 14:00)

    Galeria e Ministrisë së Kulturës mban ekspozitën personale të Barbara Prenkas, të kuruar nga Zef Paci me titull ”Covers”. (Galeria e Ministrisë së Kulturë, ora 19.00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!