×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 7:36

    ​Ngjarjet e datës 27 shkurt 2025:

    Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Zyrën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, organizon ceremoninë e shpalljes së bizneseve më të dalluara për vitin 2024. (Hotel “Rubis”, nga ora 11:00).

    Instituti GAP dhe Helveta DEMOS, prezantojnë raportin “Praktikat e 15 komunave në investimet e kapitalit nëpër lokalitet 2018–2023”, (Hotel “Emerald”, Salla Strauss 2, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit (Salla e Kuvendit të komunës, 10:00).

    PIPS publikon Raportin e Tretë Monitorues të Implementimit të Strategjisë së Energjisë (Zyrat e PIPS, ora 11:00)

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)

    Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-se dhe Shoqata e te Burgosurve Politikë organizon akademi përkujtimore në 5 – vjetorin e vrasjes së Qerim Kelmendit. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

    Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, zyra në Kosovë, publikon “Sfidat Serioze të Programeve të Rehabilitimit, Riintegrimit dhe Shkëputja nga Terrorizmi në Kosovë”. (Reporting House në Prishtinë, ora 14:00)

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në bashkëpunim me Ukrainian Kosovo Association “Bridges of Friendship”, organizon prezantimin e librit “The City Where the War Began”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 16:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!