Ngjarjet e datës 25 prill:
Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla e mbledhjes plenare, ora 10:00)
Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, kujton 1592 persona që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. (Amfiteatri i Fakulteti Filozofik, salla nr. 127, Universiteti i Prishtinës, 10:00)
Mbahet aktivitet me rastin e përfundimit të “Garës së ushtarit më të mirë 2025”. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, ora 10:00)
Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Etnologjisë-IAP, do të vazhdojë me programin e ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet konferencë për media mbi përgatitjet për “Final 4” të Kupës së Kosovës në hendboll. (Federata e Hendbollit të Kosovës, Prishtinë, ora 11:30)
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) mban Kongresin e tretë ndërkombëtar të Fizioterapisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 15:00)