×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 7:19

    Ngjarjet e datës 20 qershor:

    Shoqata Kulturore “Kufijtë e Arbërit” mban simpoziumin shkencor më rastin e 636-vjetorit të Betejës së Kosovës 1389 në mes të princave e kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 11:00)

    Federata e Sporteve Universitare e Kosovës organizon ceremoninë përmbyllëse të ligave universitare 2025. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Prishtinë, ora 11:00)

    Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban protestën me moton “Kjo s’është dashni, është tregti, qytetarët nga xhepi komuna për qejfi”. (Marshi nis nga sheshi “Skënderbeu” deri tek objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, merr pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit në shënim të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 16:00)

    Hapet ekspozita “Artists of the Day After Tomorrow-Recording Transition”, e cila përmbledh çmimin “Artistët e së Nesërmes” nga viti 2002 deri në ditët e sotme. (Galeria 17 Prishtinë, ora 19:00)

    Argo Group mban mbrëmje të veçantë për miqtë dhe partnerët. (Hapësira e jashtme e showroom dhe zyrave Argo Group, magjistralja Prishtinë–Shkup, kilometri i shtatë, ora 19:30 – 20:00)

    Promovohet libri “Historia e muzikës rock n roll në Kosovë – vitet e gjashtëdhjeta.” (Qendra e Kulturës Alternative Defy Them Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 20:00-22:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!