×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 7:05

    Edhe sot pritet të ndodhin disa ngjarje në Kosovë.


    Reporteri.net sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

    Ngjarjet e ditës:

    10:00Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë. (Zyret e OVL UÇK-së, Prishtinë)

    10:00Mbahet mbledhja e 249-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Platforma “Zoom”)

    11:00Mbahet konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë)

    11:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e pylltarisë. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

    12:00Në kuadër të Manifestimit “Epopeja e Dukagjinit”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial, Gllogjan)

    13:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj marrin pjesë në ligjëratën e organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. (QKMF, Prizren)

    14:00Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizon debat me temën:”Përfaqësimi i drejtë i grave në medie qenësor për barazi gjinore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    14:00Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. (Kuvendi i Kosovës)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!