×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 7:14

    Gazeta Online “Reporteri.net” ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës.


    Nis vaksinimi i personave mbi 85-vjeç kundër COVID-19. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, ora 09:00)

    Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

    Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje. (Objekti i Komunës Prizren, ora 10:00)

    Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës protestojnë para Rektoratit. (Ora 12:00)

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

    Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes të KESCO dhe Qatar Charity për subvencionin e energjisë elektrike që do ta bëjë Qatar Charity për 700 përfitues (jetimë). (“Swiss Diamond” Prishtinë, ora 15:00)

    Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. (FFK, Zoom, ora 17:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!