×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 14:32

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit Ragip Begaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


    Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

    Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!