×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi i Agim Bahtirit për plakun që shihet në paradën e LGBTI-së: Na e fëlliqën edhe plisin

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 17:37

    Në Kosovë është hapur për herë të tretë “Java e Krenarisë”, ndërsa sot në qendër të qytetit është  organizuar parada e komunitetit ‘LGBTI’.


    Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.

    Në disa  pamje të publikuara shihet se paradës i ka prirë edhe një i moshuar me plis të bardhë në kokë, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtri, njëherësh nip i kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

    Ai në një postim plot mllef në llogarinë e tij në Facebook, këtë paradë e ka quajtur paradë të fëlliqësisë duke aluduar se i moshuari që shihet duke i prirë paradës është me të meta psikike dhe nuk e ka idenë se pse ndodhet aty.

    Bahtiri thotë se i moshuari me plis është manipuluar nga të tjerët dhe rastësisht është gjetur në mesin e marshuesve tjerë.

    Postimi i plotë:

    Plaku me plis të bardhë në paradën e fëlliqësisë është mesazh i rremë, dhe i shpifur për faktin se ky plak është me të meta Psikike, nuk dëgjon fare ( dmth ka probleme me degjim ) dhe rrjedhimisht ai plaku as idenë nuk e ka se pse ndodhët aty!

    Pra kushdo që e ka manipulu këtë njeri të vobekët vetëm sa për t’a shkrepë një fotografi apo diçka ngjashëm, është fundërrinë më e madhe sesa vet fundërrina!

    Pederat t’a fëlliqin edhe plisin!

    https://www.facebook.com/nick.bahtiri/posts/2496852207067805

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!