Me gjysmë ore vonesë ka nisur seanca e thirrur për t’u votuar ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.
Partitë opozitare pritet të votojnë kundër këtij ligji.
Enver Hoxha i PDK-së ka thënë se me këtë veprim Kurti po tenton të ngulfat demokracinë.
Ndërsa i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti tentoi ta shantazhojë opozitën. Ai gjithashtu tha se nëse Kurti nuk e heq këtë propozim, i pari i qeverisë po e çon vendin në zgjedhje.
Vetëvendosje ka refuzuar këtë kërkesë të Abdixhikut dhe po vazhdon me tentativën për të kaluar këtë ligj.
Seanca ishte pritur të niste në ora 21:30 por ajo ka filluar me gjysmë ore vonesesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.