×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati prezanton në Kuvend projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 11:43

    Kuvendi ka nisur mbajtjen e seancës, me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 5 majit.

    Në këtë seancë po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati,  tha se pas 11 viteve po hapet rrugë për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

    Murati tregoi edhe për qëllimet kryesore të këtij projektligji.

    “Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, siç e kemi ngërçin tani në këshillin ekonomiko-social. Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

    “Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjec dhe 170 mbi 35 vjec ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati.

    Paraprakisht në këtë seancë u miratua Projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!