×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca e OKB-së për Kosovën, Daçiq: Rifillojmë bisedimet nëse hiqet taksa

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 21:31

    Një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB ka nisur në Nju Jork. Kosova në këtë seancë përfaqësohet nga ambasadorja Vlora Çitaku, derisa pala serbe nga shefi i diplomacisë Ivica Daçiq.


    Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 maj 2019 deri më 15 shtator të këtij viti është prezantuar nga shefi i këptij misioni Zanin Tanin.

    Në raport përshëndeten përpjekjet që synojnë të sigurojnë përfshirje më të madhe të segmenteve më të gjera të shoqërisë në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se veçanërisht inkurajoi gratë dhe të rinjtë që të përfshihen dhe të udhëheqin në qeverisjen demokratike të Kosovës.

    Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka përsëritur sonte në Nju Jork se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet e ndërprera me Prishtinën zyrtare nëse kjo e fundit do të heqë dorë nga taksat e vendosura një vit më parë ndaj mallrave serbe.

    Ai kujtoi futjen e taksave 100 për qind të mallrave serbe dhe theksoi se ‘Prishtina mori një vendim të tillë pas votimit të pasuksesshëm në Interpol’.

    “Me gjithë dënimin e bashkësisë ndërkombëtare, ato kanë qenë në fuqi për një vit. Dëmi është disa qindra milionë dollarë dhe po rritet çdo ditë,” tha kreu i diplomacisë serbe.

    Ish-Qeveria Haradinaj ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk o të tërhiqet derisa Beogradi të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!