×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca gjyqësore ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 10:20

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës.


    Bashkë me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi, si dhe Zejnulla Rexhepi.

    Seanca fillestare për këtë rast më 6 prill kishte dështuar pasi e pranishme në sallë nuk ishte e akuzuara, Bahtije Uka për shkak të problemeve shëndetësore./kp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!