×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 11:53

    Transmetimi i seancës statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur para pak çastesh.


    Në seancën e sotme do të diskutohen çështje procedurale, si ajo e paraburgimit dhe masat tjera të sigurisë.

    Seanca e sotme është si lloj konference në të cilën do të shtrohen disa çështje që janë të lidhura me procedurën e këtij Tribunali.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!