×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca ndaj Salih Mustafës në Hagë, dëgjohet dëshmitari i 12-të

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 10:35

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku po dëgjohet dëshmitari i dymbëdhjetë i  Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), shkruan Reporteri.net.

    Gjykimi i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa deri tani janë dëgjuar 11 dëshmitarë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës. Atij i është vazhduar paraburgimi nga Trupi Gjykues.

    Me këtë rast, është urdhëruar mbrojtja që të dërgojë parashtresa në lidhje me rishiqimin tjetër të paraburgimit deri më 11 mars.

    Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

    Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!