Krerët e shtetit tashmë kanë mbërritur në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj tashmë janë në zyrën e nikoqirit të takimit, Kadri Veseli, por aty mungon anëtari tjetër i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, shkruan reporteri.net.
Bëhet e ditur se në këtë takim do të diskutohet për pikëpamjet dhe qëndrimet që janë shprehur në Samitin e Berlinit lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes këtij takimi kryeparlamentari Veseli synon të koordinojë veprimet e të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike për fazat e ardhshme të dialogut si edhe për përfaqësimin e Kosovës në Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik. /Reporteri.net
ba
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.