×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi i Veselit me krerët e vendit, mungon Shpend Ahmeti

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 10:14

    Krerët e shtetit tashmë kanë mbërritur në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.


    Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj tashmë janë në zyrën e nikoqirit të takimit, Kadri Veseli, por aty mungon anëtari tjetër i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, shkruan reporteri.net.

    Bëhet e ditur se në këtë takim do të diskutohet për pikëpamjet dhe qëndrimet që janë  shprehur në Samitin e Berlinit lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Përmes këtij takimi kryeparlamentari Veseli synon të koordinojë veprimet e të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike për fazat e ardhshme të dialogut si edhe për përfaqësimin e Kosovës në Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik. /Reporteri.net

    ba

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!