×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA-AKR i prish matematikat: VV e LDK me nga 2 deputetë më pak, PDK e AAK e humbin nga 1

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 21:00

    Nëse koalicioni NISMA-AKR arrin ta mbajë rezultatin mbi pragun prej 5%, do t’i takojnë gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke shkaktuar ndryshim në ulëset e partive të tjera.


    Partitë që do të prekeshin më shumë nga futja e Nisma-AKR në Kuvend, do të ishin VV e LDK, të cilat do të humbin nga dy deputetë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas llogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të binte në 29 deputetë, ndërkaq LDK-ja me 28 sosh. Futja e Nisma-AKR do ta linte PDK-në me vetëm 24 deputetë, ndërkaq AAK-në me 13.

    Sidoqoftë, nga koalicioni NISMA-AKR nuk janë prononcuar akoma për këtë ndryshim, ani pse kishin qenë të zëshëm në ankesa derisa e cuan procesin në rinumërim të pjesshëm.

    Ndërkohë, procesi i rinumërimit po vazhdon dhe kanë mbetur vetëm edhe pak vendvotime për t’u rinumëruar, gjë që hap rrugë për të plotësuar rezultatin e plotë preliminar.

    Ndryshe, NISMA-AKR ishte ankuar në KQZ e PZAP për gabime teknike në formularë, gjë që u konfirmua si ankesë e justifikueshme dhe, mbi këtë bazë, u vendos për rinumërim të mbi 300 vendvotimeve.

    Vlen të theksohet se rezultati përfundimtar është akoma larg, pasi nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat mund ta ndryshojmë rezultatin edhe më tej./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!