Nisma Socialdemokrate, pas raportimit të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ është distancuar nga anëtari i saj Kadri Shala, i cili është njëri nga biznesmenët, në arrati, i dyshuar për përfshirjen në vjedhjen e 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit.
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se ai nuk e njeh atë, por kushdo qoftë e dënon këtë akt.
“Nisma distancohet nga një veprim i tillë dhe fton gjithë sistemin e drejtësisë ta ndjekin këtë rast deri në fund për të kthyer paratë deri në fund dhe ata të marrin deëmin”, ka thënë ai në Kanal 10.
Më tutje, ai ka thënë se është për t’u dënuar ky veprim dhe se kjo duhet të shërbeje si alarm për siguri më të madhe në sistemin financiar.
“E dënoj fuqishëm aktin e vjedhjes së parave, por gjithkund në botë ku punohet me para duhet të këtë siguri më të madhe”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.