×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma për Tribunalin, Veseli takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 23:06

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret nesër në një takim të veçantë ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca.


    Ky takim zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca do të ketë takim vetëm me kryeparlamentarin Veseli nga liderët shtetërorë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!