Në orët e mbrëmjes të së martës një person ka vdekur në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai thotë se në ora 18:00 policia ka marrë informatën se një person gjendet i shtrirë në rrugë, ku ka ftuar ekipen mjekësore dhe nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore. Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit”, thotë Borovci për Reporteri.net.
Ai thotë se aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje.
“Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, thotë Borovci. /Reporteri.net/.