Një 28 vjeçar vret veten në Fushë Kosovë, në vendngjarje gjendet pistoleta dhe një telefon

Një 28-vjeçar me inicialet A.T, është gjetur i vdekur rreth mesnatës së enjtes, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.


Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon.

Viktima dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Fushë Kosovë, 15.04.2021-23:47. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”