×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 53 vjeçar nga Peja vdes si pasojë e Coronavirusit, shkon në 22 numri i viktimave

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 17:07

    Një 53 vjeçar nga Komuna e Pejës ka vdekur sot si pasojë e komplikimeve pas infektimit me Coronavirus


    Nga Klinika Infektive kanë bërë të ditur se i njëjti është hospitalizuar një ditë më parë si i dyshuar me COVID 19.

    “Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19. Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, shkruhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!