×
  • Lajme
  • Lajme

    Një analizë e Forbes nuk na përfshinë në 40 vendet më të sigurta nga coronavirusi, Kurti tha se jemi më të mirët

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 23:36

    Një sasi  e madhe e të dhënave në lidhje me pandeminë COVID-19 gjenerohet çdo ditë. Edhe pse organizata të tilla si OBSH, CDC, Universiteti Johns Hopkins dhe Worldometers po përcjellin  çdo ditë statistika të rëndësishme dhe në kohë reale, së fundmi revista Forbes ka dalë me një analizë ku renditen vendet që po arrijnë ta menaxhojnë më mirë situatën me Covid-19.


    Kur serioziteti i pandemisë u bë i qartë, një grup ekspertësh nga organizata Deep Knowledge Group mblodhi dhe analizoi të dhëna për 200 vende të botës. Rezultatet për 40 prej tyre janë publikuar sot, shkruan Reporteri.

    Siç shihet në tabelë, Izraeli qëndron në vendin e parë sa i përket menaxhimit të situatës me Covid-19, pasuar nga Gjermania në vendin e dytë, Koreja Jugore në vendin e tretë, Australia, Kina, Zelanda e Re e të tjerë.

    Sa përket rajonit tonë, situatën me Covid-19 del se e ka menaxhuar mirë Kroacia e cila renditet në vendin e 35-të dhe Sllovenia në fund të listës, pra në vendin e 40-të. Mungojnë në shumë statistika edhe Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Studimi në fjalë merr të dhëna edhe nga OBSH dhe John Hopkins University, në të cilat është edhe Kosova në listë.

    Analiza nga Forbes: KLIKO

    Mirëpo, në këtë listë, të paktën në mesin e këtyre 40 vendeve nuk figuron fare Kosova, ndonëse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht, e edhe sonte e përsëriti se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket menaxhimit të situatës me Coronavirus.

    “Ne vërtetë jemi më të mirët jo vetëm në rajon dhe, jo vetëm kundër koronavirusit. Le të mbesim më të mirët”, tha Kurti në videon 7 minutëshe nga ballkoni i banesës së tij, e ku u bënte thirrje qetarëve që të respektojnë masat në mënyrë që Kosova ta mbajë edhe më tutje këtë ritëm.

    Megjithatë, siç e potencuam në hulumtim janë përfshirë 200 shtete, dhe sot është publikuar analiza për renditjen e 40 prej tyre. Në një renditje tjetër më të gjatë, Kosova mbase mund të jetë në vendin e 41-të, apo edhe në ndonjë pozitë më poshtë.

    Kujtojmë se mbi 2 milionë njerëz janë prekur nga coronavirusi në botë, derisa shifrat po vazhdojnë të rriten çdo ditë.

    Në Kosovë me këtë virus janë infektuar 449 persona, 11 kanë humbur jetën dhe 79 janë shëruar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!