×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga Policia

    Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 8:59

    Një burrë është gjetur i vdekur dje në mëngjes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.

    Ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

    Policia tha se po e heton vdekjen.

    “Prishtinë 20.06.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!