Të premten pasdite një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Kllabukarë të Novobërdës.
Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes rreth orës 15:30.
Më tutje me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi” thuhet në njoftimin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.