×
  • Lajme
  • Lajme

    Një foto e rrejshme po qarkullon në rrjetet sociale, kinse janë mbuluar kalldërmat me asfalt në një rrugicë të lagjes së vjetër në Prishtinë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 21:34

    Një foto e rrejshme është e publikuar sonte në rrjetet sociale kinse një rrugë e vjetër e qytetit të Prishtinës me kalldërm është mbuluar me asfalt.


    Pas publikimit të kësaj fotoje të rrjeshme shpërthyen akuzat në rrjetet sociale duke e quajtur si një krim që po e bën Komuna e Prishtinës.

    Por asamblistja e komunës së Prishtinës, Fiknete Bejta, ka sqaruar se fotoja është e rrejshme dhe se rruga “Emin Duraku” që është me kalldërm nuk është shtruar me asfalt, por vetëm me shi.

    “Foto që po qarkullon në disa portale sonte nga “Qyteti i vjetër” për gjoja mbulimin e kalldërmëve me asfalt është foto e montuar.
    Rruga “Emin Duraku” momentalisht është e mbuluar vetëm me shi të pranverës”, ka shkruar Bejta, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!