×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Vritet një grua në veturë në Prishtinë

    Reporteri
    29 Nëntor 2023 | 22:09

    Një grua është vrarë sonte në kryeqytet, ka konfirmuar Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

    Ajo shtoi se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

    “Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, njofton Ahmeti.

    Bëhet e ditur se viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!