Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar burrin e saj në Polici, pasi siç deklaruar e njëjta ajo është kërcënuar dhe ofenduar nga ai, shkruan Reporteri.net.
Policia nga i dyshuari ditën e sotme ka konfiskuar një armë zjarri dhe 48 fishekë
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armës”.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Mbajtje e paautorizuar e armës dhe dhunë në familje
Më datë 11.05.2025, rreth orës 23:00, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare kosovare, e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, më 13.05.2025 është konfiskuar nga i dyshuari një armë zjarri (pistoletë) me 47 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.
SHBA
Gjermania
BE-ja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.