Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici dje rreth orës 10:00 se ish-burri i saj me të cilin është e ndarë që një vit, gjersa ka qenë duke i marrë fëmijët në vikend, ia ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, gjersa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Prishtinë 08.05.2021-10:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët në vikend ia ka lënduar gishtin e dorës ankueses me derën e shtëpisë. Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.