Një femër ka vdekur në QKU si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Bubavec të Malishevës.
Aksidenti kishte ndodhur më 9 tetor ku ngasësi i veturës nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishin pësuar dy pasagjeret femra, të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia dje është informuar nga QKU se njëra nga viktimat ka vdekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.