×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i arrestuar në Kaçanik nën dyshimet për kultivim të bimëve narkotike

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 21:40

    Policia e Kosovës, respektivisht DHTN- Ferizaj ka pranuar informacione për një person të dyshuar se i njëjti në një fshat të Kaqanikut dyshohet se merret me kultivimin e bimëve narkotike, njofton Policia e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Pas aksionit, policia thotë se ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull kosovar.

    “Me datë 03.07.2024 lidhur me rastin e lartcekur, njësitë kompetente policore kanë zhvilluar një plan taktik gjatë të cilit edhe është realizuar aksioni policor në fshatin Soponicë – Kaçanik, respektivisht në dy shtëpi të personit të dyshuar mashkull kosovar”, njofton PK-ja.

    Te i njëjti, gjatë kontrollit janë gjetur provat materiale si në vijim:

    -katër bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë rreth 20 cm.

    –substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 10.6 gram,

    -80 copë qese najloni të zbrazëta,

    -një pako me rizlla  (letër për mbështjellje të marihuanës),

    -një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram,

    -një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto  486 gram,

    – substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram

    – një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram,

    -substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike,

    -një thikë.

    “Lidhur me rastin pas përfundimit të kontrollit është kontaktuar prokurori kompetent i cili është njoftuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në teren, ku me autorizim të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë”, njofton PK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!