×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i arrestuar në Viti për kontrabandë, iu gjetën 209 kg duhan të grirë

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 21:17

    Një person është arrestuar për kontrabandim të duhanit, njoftoi Dogana e Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Oficerët doganorë kanë kryer kontrolle në dy lokacione në rajonin e Vitisë dhe aty kanë gjetur 209 kg duhan të grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit.

    Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

    Dogana ka njoftuar se shmangiet nga taksat doganore llogariten të jenë rreth 8,000.00 euro.

    I dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!