Kanë mbetur një javë larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale. Të dielën (17 tetor), qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është:
41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Kanë mbetur një javë larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.
Të dielën (17 tetor), qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ata do të monitorojnë aspektet kryesore në procesin e organizimit të zgjedhjeve. “Ne po monitorojmë në aspektet më kryesore, për shembull regjistrimin e partive, mbledhjet e KQZ-së, vendimet për Ligje e reforma, në këtë jemi duke u fokusuar”, theksoi Peytier.
Në këto zgjedhje renditja e subjekteve politike në fletëvotim është bërë sipas numrit që të gjitha këto subjekte kanë marrë në ditën e tërheqjes së shortit nga ana e KQZ-së. Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.Në këto zgjedhje, LVV mbanë numrin 144, PDK ka numrin 177, LDK mbanë numrin 160, AAK ka numrin 121, Nisma Socialdemokrate ka numrin 119, AKR garon me numrin 149, PSD ka numrin 127.